Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Në “Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve” për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, të vendosur në fshatin Mazgit të Kastriotit, janë kryer të gjitha përgatitjet për të shmangur cdo manipulim eventual në numërimin e votave të qytetarëve kosovarë - njoftuan sot zyrtarë të kësaj qendre. Rezultatet e pjesëshme elektorale do të shpallen më 19 nëntor, pasi të jenë përpunuar të dhënat e grumbulluara nga rreth 1700 vendvotimet në Kosovë dhe 100 vendvotimet në Serbi e Mal të Zi – citohet të ketë thënë Ragnhild Kruger, shefe e qendrës, për të shtuar se rezultatet përfundimtare do të publikohen gjashtë ditë pas datës së votimit. “Qendra e Numërimit dhe Rezultateve të Zgjedhjeve”, e vendosur në një ndërtesë me hapësirë të madhe në fshatin Mazgit, sipas Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, është ndër ndërtesat me nivelin më të lartë të sigurisë në Kosovë.
XS
SM
MD
LG