Ndërlidhjet

SHKUP


Ministri i brendshëm i Maqedonisë, Lube Boshkovski, njoftoi sot se do të japë zyrtarisht dorëheqjen nga Komiteti për Menaxhimin e Krizave. “Gjendja është shumë serioze, ajo pezullon dhe bllokon zbatimin e planit të paqes” – sinjalizoi zëvendës-kryeministri Ilia Filipovski, duke kumtuar vendimin e Boshkovskit, se aksionet e policisë do të ndërmerren në përputhje me gjendjen në terren. Filipovski tha se ai dhe zyrtarë të tjerë të ministrisë së brendshme, nuk kanë ndërmend të marrin pjesë në aktivitetet e mëtejshme të Komitetit për Menaxhimin e Krizave – raporton agjensia AP.
XS
SM
MD
LG