Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Të dërguar të Shteteve të Bashkuara dhe Kombeve të Bashkuara kanë vazhduar përpjekjet në frontin diplomatik, për formimin e qeverisë së ardhshme të Afganistanit. I dërguari special amerikan, Xhejms Dobins, u takua me sekretarin e jashtëm të Pakistanit me qëllim që të gjendet emëruesi i përbashkët për ndryshimin paqësor të pushtetit, pas kolapsit të regjimit taliban. I dërguari i OKB-ve, Francesk Vendrel, tha se cdo qeveri e ligjshme afganase, do duhej të dalë nga zgjedhjet e përgjithshme ose një asamble e udhëheqësve fisnorë, me rol kyc të ish-mbretit Zahir Shah.
XS
SM
MD
LG