Ndërlidhjet

PRISHTINË


Një ditë para daljes në votime dhe në kushtet kur partitë politike vendore po respektojnë heshtjen paraelektorale, autoritetet ndërkombëtare në Kosovë, kanë ftuar për dalje masive të njerëzve në zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit. Hans Hakerup, shef i misionit të Kombeve të Bashkuara, tha se është e rëndësishme që pakicat etnike, përfshirë serbët, të marrin pjesë në zgjedhje dhe në institucionet që do të formohen pas tyre.
Komandanti i trupave të KFOR-it, gjenerali francez Marsel Valentë, nga ana e tij siguroi se paqeruajtësit dhe forcat policore, kanë marrë të gjitha masat për të mundësuar zhvillimin korrekt të procesit të votimit.
XS
SM
MD
LG