Ndërlidhjet

BRUKSEL


Komuniteti ndërkombëtar ka përshëndetur miratimin në orët e vona të së enjtes, të ndryshimeve kushtetuese, që përmirësojnë shkallën e të drejtave për popullatën shqiptare në Maqedoni. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, lordi George Robertson, tha se me këtë akt, liderët e Maqedonisë i kthyen shpinën “spirales së dhunës që rrezikonte të conte në luftë civile”, duke krijuar kësisoj kushtet për ndërtimin e një demokracie shumë-etnike, që e afron vendin me standartet europiane.
Shefi i politikës së jashtme europiane, Havier Solana, e quajti miratimin e amendamenteve “mohim të dhunës” dhe tha se Bashkimi Europian do të dyfishojë paskëtaj, mbështetjen për zbatimin e marrveshjes së Ohrit dhe do t’i japë prioritet afrimit të Maqedonisë me BE-në.
XS
SM
MD
LG