Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfelld, tha se lajmet për vrasjen e Mohamed Atefit, njërit prej njerëzve më të afërt të Osama bin Ladenit, mund të jenë të sakta, por nuk mund të konfirmohen ende. Burime brenda shërbimeve sekrete amerikane, thonë se shtetasi egjiptian, Atef, u vra gjatë bombardimeve në afërsi të Kabulit, në fillim të javës. Sekretari Ramsfelld tha po ashtu se beson që bin Laden është ende në Afganistan, në një strehim të fshehtë.
XS
SM
MD
LG