Ndërlidhjet

ZAGREB


Ministria e brendshme kroate, bën të ditur se Zvicra ka ekstraduar në Kroaci, një grua serbe të kërkuar për krime lufte. Zorana Banic, ish-pjesëtare e forcave paramilitare serbe, është dënuar me 20 vjet burgim në mungesë, lidhur me vrasjen e 43 kroatëve në fshatin bregdetar Shkabërnja, gjatë vitit 1991. Banic, - e cila mban nënshtetësinë kroate, - u ndalua më 1 nëntor në aeroportin e Zyrihut, teksa udhëtonte tranzit, nga Dubai për në një destinacion të panjohur.
XS
SM
MD
LG