Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara kanë përshëndetur miratimin e amadamenteve kushtetuese në Parlamentin e Maqedonisë, që avancojnë statusin dhe të drejtat e shqiptarëve, sipas Marrveshjes së paqës të 13 gushtit, si “hap historik” për këte vend.
Këto ndryshime kushtetuese janë “një hap historik për Maqedoninë si vend multietnik e demokratik”, ka thënë zëdhënësi i Stejtdepartamentit, Philip Reeker.
Shtetet e Bashkuara do të asistojnë dhe mbështesin implementimin e amandamenteve kushtetuese, ka thënë zëdhënësi duke shtuar se Uashingtoni dënon gjithë ata që në mënyrë të dhunshme do të provonin që të sabotojnë procesin politik.
Uashingtoni u bëri thirrje autoriteteve të Maqedonisë që të përshpejtojnë kalimin e ligjeve për vet-administrimin lokal dhe të implementojnë pa vonesë obligimet tjera nga Marrëveshja e paqës.
XS
SM
MD
LG