Ndërlidhjet

ÇAMAN/PAKISTAN


I deleguari taliban në Pakistan, Abdul Salam Zaeef dha deklarata kontradiktore gjatë ditës. Njëherë ai tha se terroristi i dyshuar Osama bin Laden është larguar nga Afganistani me familjen e tij, por më vonë demantoi veten e tha se lideri i Al Kaidës akoma ndodhet në Afganistan, por nuk dihet vendstrehimi i tij i saktë. Zëdhënësi i Pentagonit, Glenn Flood tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë prova që bin Ladeni të jetë larguar nga Afganistani dhe se talibanët mund të orvaten që ta çorientojnë ndjekjen e bin Ladenit në përpjekjet për ta mbrojtur atë.
XS
SM
MD
LG