Ndërlidhjet

RAMALAH


Një delegacion zyrtarësh të lartë të Bashkimit Evropian, bisedoi në Ramalah me liderin palestinez Yasser Arafat në kuadrin e turneut në Lindje të Afërt që ka për qëllim rigjallërimin e bisedimeve paqësore izraelito-palestineze. Delegacioni ku ndodhet edhe Javier Solana, më parë kishte bisedime në Kajro me presidentin e Egjiptit, Hosni Mubarak dhe ka paraparë të takojë edhe zyrtarët izraelitë dhe të vizitojë Jordaninë, Sirinë dhe Libanin. Javier Solana deklaroi se pret zhvillime pozitive gjatë javëve që vijnë.
XS
SM
MD
LG