Ndërlidhjet

PRISHTINË


Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rrugova thotë se partia e tij ka fituar zgjedhjet e përgjithshme dhe i ka bërë thirrje botës që të njoh Kosovën menjëherë si shtet të pavaruar.
“Përfitojmë nga ky rast që edhe një herë të bëjmë thirrje për njohjen formale të pavarësisë së Kosovës sa më parë që është e mundur”, u ka deklaruar reporterëve në Prishtinë Ibrahim Rrugova.
Sipas të dhënave preliminare dhe jo të plota, LDK-ja ka marrë rreth 47 përqind të votave, Partia Demokratike e Kosovës -26, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - 9, koalicioni “Këthimi” i serbëve të Kosovës - 8, kurse partive tjera u takojnë gjithsejt rreth 9 për qind e votave.
XS
SM
MD
LG