Ndërlidhjet

BRUKSEL


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s , lordi George Robertson i ka përshëndetur zgjedhjet e para parlamentare të lira e demokratike në Kosovë, të administruara nga Kombet e Bashkuara, si hap të shënuar drejt normalizimit.
Në një deklaratë të posaçme, George Robertson thotë se zgjedhja e parlamentit që do të qeverisë Kosovën bashkë me Kombet e Bashkuara dhe Aleancën e NATO-s, u jep shansin të gjitha komuniteteve të Kosovës, që të ndërtojnë shoqërinë e vërtetë demokratike, multi-etnike dhe prosperuese.
George Robertson ka theksuar se NATO mbetet e paluhatshme në zotimin për vendosjen e paqës dhe stabilitetit në Kosovë dhe në mbarë rajonin e Ballkanit.
XS
SM
MD
LG