Ndërlidhjet

"KOSOVARET TASH DUHET TE DESHMOJNE SE DIJNE TE QEVERISIN"


PATRICK MOORE, analist i REL


EVROPA E LIRE
Kosovaret te shtunen kane votuar per qeverine e pare te zgjedhur ne rruge demokratike ne historine e tyre. Cili eshte komenti i juaj?

PATRICK MOORE
Ne ishim deshmitar te nje fushate paqesore. Kishte disa incidente te izoluara, por ne pergjithesi reagimet nga jasht flasin se kishim te benim me fushate te rregullt dhe paqesore….Besoj se edhe serbet do te marrin pjese ne kete process, sepse kane kaluar ditet kur gjenerali Pavkoviq do te marshonte ne Kosove ose atje te kete police dhe zyrtar serbe. Serbet tash jane ne udhekryq dhe besoj se do ta shohin se ardhmeria e tyre eshte ne Kosove, ne vendin ku ata do te jene pakice dhe jo shumice….

EVROPA E LIRE
Cfare mendoni se do te jete prioritet per kosovaret pas zgjedhjeve?

PATRICK MOORE
Jane dy ceshtje shume te nderlidhuar me te cilat duhet ballafaquar pas zgjedhjeve. E para eshte se kosovaret duhet te ndertojne strukturat qe tash ekzistojne vetem ne leter dhe jo vetem per te perfituar ata, por edhe per t’i treguar komuniteti nderkombetar, dhe veqanerisht Shteteve te Bashkuara dhe Unionit Evropian, se ata dijne te perballen me problemet e veta, se dijne te qeverisin me vetveten. Mbi te gjitha se mund te ballafaqohen me problemet e medha sic jane krimi, korrupsioni dhe dhuna. Nese ata nuk do ta bejne kete - skeptiket ne Beograd, Moske dhe gjetiu do te thone: shihni keta njerez nuk dijne te qeverisin, nese atyre u jepni pavarresine ose madje edhe autonomi te gjere, ju do te keni Siera Leonen ose Somaline ne Ballkan. Eshte te kosovaret te tregojne se keta zera jane gabim dhe te deshmojne se mund te qeverisin efektivisht. Ceshtje tjeter e nderlidhur eshte ajo e pavarresise, pra statusit te Kosoves. Profesori gjerman Shtefan Shtreb nga Lajpcigu disa here ka perseritur se pjeserisht rrenjet e jo-stabilitetit ne Ballkan qendrojn ne faktin se statusi i Kosoves nuk eshte qartesuar. Nese faktoret ne komunitetin nderkombetar mendojne te sigurojn stabilitet duke zhagitur kete qeshtje ata jane gabim dhe kunderproduktiv….Shpresoj se faktoret e jashtme do te kuptojne se nga viti 1945 parim drejtues ne ceshtjet si kjo kane qene pushteti i shumices dhe vetevendosja, cofte ne Bangladesh, Zimbave dhe gjetiu…..
XS
SM
MD
LG