Ndërlidhjet

PRISHTINË


Rezultatet preliminare nga zgjedhjet e përgjithëshme në Kosovë tregojnë se më shumë vota ka fituar partia e Ibrahim Rrugovës, në bazë të 92 përqind të votave të numëruara deri tash.
Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, OSBE, shpalli se Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë mbi 46 përqind të votave, Partia Demokratike e Kosovës mbi 25, Alaeanca për Ardhmërinë e Kosovës 7.8, kurse koalicioni “Kthimi” rreth 11 përqind të votave. Parlamenti i ri 120 vendesh i Kosovës, do zgjedhë presidentin dhe qeverinë që do të administrojë Kosovën bashkë me UNMIK-un dhe forcën paqëruajtëse të udhëhequr nga NATO.
XS
SM
MD
LG