Ndërlidhjet

KUNDUZ


Komandanti i trupave opozitare të Aleancës Veriore, Mohamed Daut, nuk është treguar optimist për fatin e negocijatave rreth dorëzimit të luftëtarëve jo-afganë, të rreshtuar në rradhët e talibanëve. Duke informuar se shumë luftëtarë lokalë të policisë rezerviste talibane në Kunduz, janë shprehur të gatshëm të dorëzohen, Daut tha se kundërshti duket se kanë ardhur nga trupat e huaja, të cilat madje po vrasin të gjithë ata që përpiqen të dezertojnë. Raportet, sidoqoftë, nuk konfirmohen nga burime të pavarura.
XS
SM
MD
LG