Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti George Bush, ka mbrojtur planin e tij për krijimin e një Gjykate ushtarake të posacme për gjykimin e jo-amerikanëve të akuzuar për sulmet terroriste mbi Shtetet e Bashkuara, plan ky që ngjalli një valë debatesh në spektrin politik amerikan, javën e shkuar. Presidenti Bush tha se opsioni i përdorimit të një gjykate në këtë kohë lufte është kuptimplotë, pasi Shtetet e Bashkuara po luftojnë kundër së keqes më të madhe të njerëzimit dhe për këtë nevojiten mundësi jo të zakonta.
XS
SM
MD
LG