Ndërlidhjet

NJU JORK


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, ka përshëndetur mënyrën e rregullt dhe paqësore në të cilën u mbajtën votimet të shtunën në Kosovë. Kofi Anan ka përgëzuar kosovarët “për zgjedhjen e bërë, që do të thotë demokraci dhe shtet i së drejtës”. Në një kumtesë të lëshuar mbrëmë vonë në Nju Jork, sekretari i Përgjithshëm i OKB-ve, shpreh kënaqësinë me pjesëmarrjen e pakicave më 17 nentor, cka sic shkruan ai, dëshmoi vullnetin se dëshirojnë që përfaqësuesit e zgjedhur prej tyre, të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në punën e autoriteteve kalimtare.
XS
SM
MD
LG