Ndërlidhjet

RRIPI I GAZËS


Forcat izraelite kanë rrënuar të paktën 18 shtëpi palestinezësh në Rripin e Gazës, herët në mëngjes, disa orë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Kolin Pauell, mbajti një fjalim në të cilin përmblidhte vizionin e Shteteve të Bashkuara për marrëdhëniet izraelito-palestineze në të ardhmen. Të paktën tre palestinezë u plagosën gjatë trazirave që shpërthyen me këtë rast në kampin e refugjatëve në Rafah. Një zëdhënëse e armatës izraelite tha se incidenti ndodhi kur tankset e ushtrisë po përdoreshin për të shkatërruar dy ndërtesa, që sic tha ajo, ishin shtëpi tunel dhe u shërbenin palestinezëve për të trafikuar armë nga Egjipti.
XS
SM
MD
LG