Ndërlidhjet

NJU JORK


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan, ka përshëndetur mënyrën e rregullt dhe paqësore në të cilën u mbajtën votimet e së shtunës në Kosovë. Kofi Anan ka përgëzuar kosovarët “për zgjedhjen e bërë, që do të thotë demokraci dhe shtet i së drejtës”. Në një kumtesë të lëshuar mbrëmë vonë në Nju Jork, sekretari i Përgjithshëm i OKB-ve, shprehu kënaqësinë me pjesëmarrjen e pakicave më 17 nentor, cka, sic shkruan ai, dëshmon vullnetin e tyre që përfaqësuesit e zgjedhur në rrugë demokratike të marrin pjesë, në punën e autoriteteve tranzitore.
XS
SM
MD
LG