Ndërlidhjet

UASHINGTON / KUNDUZ


Aviacioni amerikan ka goditur rajonin e Kandaharit dhe zona të tjera në jug të Afganistanit, por ka pezulluar bombardimet në qytetin Kunduz – bënë të ditur zyrtarë të Pentagonit. Komandanti i trupave opozitare të Aleancës Veriore, Mohamed Daut, informoi se shumë luftëtarë lokalë të policisë rezerviste talibane në Kunduz, janë shprehur të gatshëm të dorëzohen, por shtoi se kundërshtitë duket të kenë ardhur nga trupat e huaja, të cilat thuhet se po vrasin të gjithë ata që përpiqen të dezertojnë. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Ramsfelld, u shpreh sot se luftëtarët e huaj nuk duhen lënë të lirë, pasi një gjë e tillë do t’u mundësonte atyre përfshirjen në akte të tjera terroriste.
XS
SM
MD
LG