Ndërlidhjet

SHKUP


Lideri i Lidhjes Social - Demokrate të Maqedonisë, Branko Cërvenkovski njoftoi se partia e tij dhe Partia Liberale Demokratike nuk janë më pjesë e qeverisë së koalicionit, të kryeministrit Lupço Georgievski.
Në një tjetër zhvillim dhe sipas burimeve policore, ekspertët maqedonas, në praninë e zyrtarëve ndërkombëtarë dhe Tribunalit për krime lufte kanë gjetur gjashtë kufoma në një varrezë midis fshatrave Trebosh dhe Xhepçishtë, në rajonet e Tetovës, që supozohet se janë maqedonas që konsideroheshin të zhdukur.
Ndërkaq, afër Zyrës së misionit të Bashkimit Evropian në Tetovë mbrëmë ka patur një shpërthim që nuk shkaktoi viktima, por nuk dihen autorët, sepse askush nuk ka marrë përgjegjësinë.
XS
SM
MD
LG