Ndërlidhjet

logo-print

TETOVË


Ekspertët maqedonas, nën mbikëqyrjen e zyrtarëve ndërkombëtar, rrëmuan dy metra thellë në një lokacion midis fshatrave Trebosh e Xhepçishtë në rajonin e Tetovës, por akoma nuk gjetën kufoma njerëzish në ate që supozohej se është varrezë masive e thuhej se ndodheshin maqedonas të vrarë nga kryengritës shqiptarë.
Aleksandra Zafirovska, nga ekipi qeveritar i ekspertëve i demantoi pretendimet e zyrtarëve të policisë që kishin thënë disa orë më parë se atje tashmë ishin zbuluar pjesë nga kufoma njerëzish.
Duke komentuar rrëmihjet e sotme, kryeministri Lupço Georgievski thotë se po të mos dëshmohet që lokacioni të jetë varrezë masive, kjo nuk do të diskreditoj policinë maqedonase, e cila sipas tij i ka bazuar pretendimet e saja mbi dëshmitarët dhe raportet nga fushëbeteja.
Kryeministri ka thënë se kjo është vetëm një nga 3 varrezat e dyshuara masive dhe policia ka obligim që t’i hetojë.
XS
SM
MD
LG