Ndërlidhjet

SHKUP


Lideri i Lidhjes Social-Demokrate, Branko Cërvenkovski njoftoi se partia e tij dhe Partia Liberal Demokrate, nuk janë më anëtarë të qeverisë së koalicionit të gjërë të Maqedonisë, kurse ministrat e saj nesër largohen nga kabineti i kryeministrit Lupço Georgievski.
Me tërheqjen e LSDM-së, e cila ishte partia kryesore opozitare deri në muajin maj, në qeveri mbeten VMRO-DPMNE- e Georgievskit, PDSH-ja e Arbër Xhaferrit dhe PPD-ja e Ymer Ymerit.
Vlerësohet se me tërheqjen e tyre nuk ka rrezik për rënien e qeverisë, por kjo me gjasë mund të komplikojë përpjekjet për implementimin e Marrëveshjes së paqës.
XS
SM
MD
LG