Ndërlidhjet

ANKARA


Turqia ka përshëndetur zgjedhjet shumë paqësore në Kosovë, të administruar nga Kombet e Bashkuara, si një hap të dalluar drejt stabilitetit të saj si dhe Ballkanit.
“Theksojmë rëndësinë e stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkan dhe në Kosovë dhe jemi shumë të gëzuar që zgjedhjet e 17 nëntorit kaluan në atmosferë paqësore”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Turqisë.
Në deklaratë vlerësohet “sukses” edhe fakti që të gjitha komunitetet e Kosovës morën pjesë në votime dhe shfaqet shpresa se kjo do të reflektohet edhe në strukturat e qeverisë së parë demokratike që do të formohet në Prishtinë.

UASHINGTON.
Presidenti George Bush është zotuar se Shtetet e Bashkuara do te eliminojnë pjesë pas pjese rrjetin terrorist të Osama bin Ladenit, por ka tërhequr vëmendjen se lufta në Afgansitan nuk do të përfundoj shpejt.
Në një fjalim që ka mbajtur para ushtarëve në Kentaki, George Bush ka përsëritur se Shtetet e Bashkuara do t’i trajtojnë si terroriste vendet të cilat strehojnë terroristë, ashtu sikurse Shtetet e Bashkuara trajtuan talibanët për shkak të strehimit të rrjetit Al Kaida.
Presidenti amerikan ka thënë gjithashtu se fushata në Afganistan është vetëm fillimi i luftës kundër terrorizmi, duke shtuar se ka edhe shtete të tjera që e sponzorojnë terrorizmin dhe se Shtetet e Bashkuara nuk do të jenë të sigurta derisa këto kërcënime të mposhten.
XS
SM
MD
LG