Ndërlidhjet

BERLIN


Bisedimet për qeverinë pas- talibane në Afganistan do të fillojnë të hënën në Bon dhe në to do të marrin pjesë katër grupacione afgane, njofton ministria e Jashtme gjermane.
Në konferencë do të marrin pjesë përfaqësuesit e Aleancës Veriore, që kontrollon shumicën e territorit, përfaqësuesit e ish- mbretit afgan, Zahir Shah dhe fraksionet dhe grupet më të mëdha etnike, sikurse pashtunët, por jo edhe pjestarë nga milicia talibane që po kollapson.
I deleguari special i Shteteve të Bashkuara për Afganistanin, James Dobbins ka shfaqur optimizëm se nga tubimi do të dalë një qeveri me mbështetje të gjërë pas - talibane në Afganistan.
XS
SM
MD
LG