Ndërlidhjet

MOSKË


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, George Robertson arriti për vizitë tre-ditshe në Rusi, e cila ka qëllim përmirësimin e raporteve të Moskës me Aleancën.
Ministri i Jashtëm, Igor Ivanov tha në prag të vizitës së Robertsonit se zyrtarët rus do të diskutojnë rrugët për avancimin e partneritetit të Moskës me NATO-n.
Esenca e propozimeve të Moskës synon krijimin e një mekanizmi të ri të marrëdhënjeve të barabarta midis vendeve të NATO-s dhe Rusisë, ashtu që Rusia të ketë të drejtën e vetos, përkatësisht të vendim-marrjes, ka thënë Ivanov.
XS
SM
MD
LG