Ndërlidhjet

logo-print

KUNDUZ


Agjensitë e lajmeve bëjnë të ditur se forcat talibane ranë dakort paradite të tërhiqen nga qyteti Kunduz drejt jugut të Afganistanit, por gjendja në qytet mbetet ende e paqartë.
Ministri i brendshëm i Aleancës Veriore, Janus Kanuni, deklaroi për agjensinë Rojter se bisedimet me forcat talibane dështuan dhe se Aleanca Veriore është e detyruar të përdorë forcën.
Pak orë më vonë, gjenerali Atikullah Barialla, tha për “Europa e Lirë” se 500 luftëtarë talibanë u janë dorëzuar atyre nga dy fronte të ndryshme. Barialla tha se u kish dhënë urdhër ushtarëve të tij të mos zënë pozicionet e lira, me qëllim që të shmangin konfrontimet e armatosura.
XS
SM
MD
LG