Ndërlidhjet

SHKUP


Ministri i Financave i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, sinjalizoi sot se konferenca e donatorëve për Maqedoninë ka gjasa të mbahet në mesin e dhjetorit. Gruevski nuk dha hollësi për vendin, por tha se koha e takimit është bërë e ditur pas bisedimeve të presidentit Boris Trajkovski me përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Botërore, Bashkimit Europian dhe ambasadës së Hollandës në Shkup.
XS
SM
MD
LG