Ndërlidhjet

logo-print

KUNDUZ


Komandantë talibanë kanë rënë dakort të tërheqin drejt jugut të vendit, trupat në qytetin Kunduz, i cili ka qenë bastioni i fundit i tyre në veri të Afganistanit. Opozita Aleanca Veriore, njofton se sipas ujdisë së arritur sot, trupat afgane talibane do të lejohen të lënë qytetin, kurse kontigjentet e të huajve që ishin inkuadruar në trupat talibane, do të vendosen përkohësisht në kampe. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Aleancës Veriore, Haxhi Abdyl Kahor, tha se talibanët duhet t’i plotësojnë këto kushte deri nesër. Përpara arritjes së marrëveshjes, aviacioni amerikan bombardoi për disa minuta pozicionet e talibanëve në Kunduz, cka sipas raporteve shkaktoi një fluks të menjëhershëm të dorëzuarish.
XS
SM
MD
LG