Ndërlidhjet

BEOGRAD


Dushan Mihajllovic, ka kumtuar se “asnjë oficer policie nuk do të cohet në Gjykatën Penale të Hagës”, për sa kohë që ai të jetë në postin e ministrit të brendshëm të Serbisë. Komenti pason publikimin në disa media beogradase të një liste me 17 emra, rreth të cilëve, thuhet se po grumbullon të dhëna Gjykata e Hagës – si dhe 345 oficerëve të policisë, të cilët mendohet të jenë dëshmitarë apo të akuzuar nga Tribunali, për pjesëmarrje në operacionet në Kosovë. Mihajllovic tha se ministria e brendshme dhe qeveria nuk disponojnë asnjë listë të tillë, të cilën e quajti spekullim mediatik.
XS
SM
MD
LG