Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Pakistani ka shprehur shqetësim për faktin që jo të gjitha fraksionet afgane do të përfaqësohen në bisedimet e javës së ardhshme në Gjermani, të iniciuara nga Kombet e Bashkuara, e që synojnë ngritjen e një qeverie të përkohshme me bazë të gjerë në Afganistan. Ministri i jashtëm pakistanez, Abdul Satar, tha pas takimit në Islamabad me sekretarin e jashtëm britanik, Xhek Stro, se duhet riparë lista e të ftuarve dhe mundësia që në bisedime të përfshihen edhe elementët e moderuar talibanë. Sekretari britanik Stro, tha se ata të cilët patën mbështetur talibanët, me gjasë ishin nisur nga, sic u shpreh ai, “nevoja për të mbijetuar e jo nga ndonjë lloj ideologjie apo e keqeje” dhe si të tillë mund të jenë në gjendje të marrin pjesë në një qeveri të re vendore.
XS
SM
MD
LG