Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Ministri i jashtëm i Pakistanit, Abdul Satar, tha pas takimit në Islamabad me Sekretarin e jashtëm britanik, Xhek Stro, se duhet riparë lista e të ftuarve afganas në takimin e javës së ardhshme në Bon të Gjermanisë si dhe mundësia që në bisedime të përfshihen edhe elementët e moderuar talibanë.
Sekretari britanik Stro, tha se ata të cilët patën mbështetur talibanët, me gjasë ishin nisur nga, sic u shpreh ai, “nevoja për të mbijetuar” e jo nga ndonjë lloj ideologjie apo e keqeje” dhe si të tillë mund të jenë në gjendje të marrin pjesë në një qeveri të re.
XS
SM
MD
LG