Ndërlidhjet

HAGË


Gjykata Penale e Hagës, ka ngarkuar ish-presidentin jugosllav, me akuzën për ushtrim gjenocidi në Bosnje. Zëdhënësja Florenc Hartman, tha se gjykatësi Ricard Mei, i konfirmoi sot akuzat kundër Sllobodan Milloshevicit. Të 29 akt-paditë përfshijnë akuzat për gjenocid; pjesëmarrje në një ndërrmarrje kriminale qëllimi i të cilave ishte zhvendosja me forcë dhe e përhershme e shumicës jo-serbe nga Bosnje – Hercegovina; krime kundër njerëzimit dhe përgjegjësi për vrasjen e mbi 7 mijë boshnjakëve në Srebrenicë. Sipas statusit të Gjykatës, gjenocidi vlerësohet krimi më serioz i luftës.
XS
SM
MD
LG