Ndërlidhjet

SHKUP


Parlamenti maqedonas pranoi sot dorëheqjen e shtatë zyrtarëve qeveritarë; tre ministra dhe katër zëvendës ministra. Votimi erdhi pas vendimit të kumtuar të mërkurën nga Social Demokratët për t’u larguar nga qeveria, për cka u shprehën se është i pakthyeshëm. Kryeministri Lubco Georgievski, u bëri thirrje ministrave të rishikonin qëndrimin e tyre, ndërsa edhe sot e përkufizoi pozicionin e social-demokratëve si një manovër për të fituar pikë në prag të zgjedhjeve të parakohshme vendore.
XS
SM
MD
LG