Ndërlidhjet

BON/LONDËR


Në konferencën e sponzoruar nga Kombet e Bashkuara për qeverinë e ardhshme pas- talibane të Afganistanit, që fillon të martën në Bon, do të marrin pjesë katër delegacione të brendshme dhe të jashtme afgane, kurse talibanët nuk do të përfaqësohen.
Lideri politik i Aleancës Veriore, Burhanudin Rabbani citohet t’i ketë thënë gazetës londineze, “Daily Telegraph” se është i gatshëm që të heqë dorë nga çdo kërkesë pushteti, nëse bisedimet midis fraksioneve afgane në Bon do të kenë sukses të emërojnë ndonjë lider tjetër të përkohshëm në Afganistan.
Rabbani akoma njihet nga Kombet e Bashkuara si presidenti i Afganistanit, të cilin talibanët e kishin detyruar të largohet nga vendi.
XS
SM
MD
LG