Ndërlidhjet

SHKUP


Presidenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski shpreson se deri nga mesi i muajit janar policia dhe autoritetet tjera do të kompletojnë hyrjen në territoret që kontrollonin ish luftëtarët e UÇK-së, në tre etapa të kujdesëshme, me ndihmën e ndërmjetësuesve ndërkombëtarë.
Në një intervistë për Rojterin, Trajkovski ka thënë se ish kryengritësit shqiptarë nuk kanë më arsye të rezistojnë hyrjen tash kur janë miratuar reformat kushtetuese dhe amnistia e përgjithshme.
Presidenti Trajkovski ka thënë se pret që parlamenti të votojë që zgjedhjet e parapara për janar të mbahen nga prilli dhe se ardhmëria e Maqedonisë është në strukturat Euro-atlantike.
XS
SM
MD
LG