Ndërlidhjet

logo-print

MAZARI SHARIF


Alaenca Veriore ka mposhtur revoltën e luftëtarëve të jashtëm të burgosur në Mazari Sharif, të cilët kishin luftuar krahas talibanëve. Komandanti Ustad Atta tha se forcat e Aleancës vranë disa dhe arrestuan të tjerët.
Ndërkaq, dy çeçenë pro-taliban, të cilët ishin dorëzuar kanë shkrepur një granatë dhe kanë vrarë gjeneralin e aleancës Veriore, Nadir Ali dhe kanë plagosur gjeneralin tjetër me emrin Asad.
Presidenti i Aleancës Veriore, Burhanuddin Rabbani sot garantoi sigurinë e luftëtarëve të jashtëm që dorëzohen, por komandantë të Aleancës thanë dje se ata do të dalin para gjykatës islamike.
XS
SM
MD
LG