Ndërlidhjet

SHKUP


Deputetët e parlamentit të Maqedonisë, ranë dakord për shtyrjen e zgjedhjeve të përgjithshme të cilat ishin paraparë të mbaheshin më 27 janar, mirëpo votimi formal për këte çështje do të bëhet nesër.
Ndërkaq ministri i Drejtësisë, Ixhet Memeti, me kërkesë të presidentit Boris Trajkovski, ka paraqitur listën me propozime për amnesti me emrat e 88 personave që mbahen në paraburgim apo vuajnë dënimin nën akuzën se kanë qenë anëtarë të ish- UÇK-së. Diplomatë në Shkup dhe banorë thonë njëherit se forcat speciale maqedonase janë tërhequr gjerësisht nga afërsitë në territoret e banuara me shqiptarë dhe ish-kryengritës duke ulur kështu tensionet.
XS
SM
MD
LG