Ndërlidhjet

KABUL


“Disa qindra trupa këmbësorësh të Shteteve të Bashkuara kanë zbarkuar mbrëmë në aeroportin e afër Kandaharit, pikëqëndresës së talibanëve në jug të Afganistanit dhe do të pasohen nga qindra të tjerë në luftanijet amerikane në detin Arab”, - njoftuan zyrtarët amerikanë.
Zëdhënës ushtarakë amerikanë kanë thënë se forcat e Shteteve të Bashkuara janë inkuadruar në aktivitete ushtarake rreth Kandaharit.
Forcat e Aleancës Veriore anti-talibane njoftuan më herët se kanë pushtuar qytetin Mazar-i-Sharif, pikëqëndresën e fundit talibane në veri të Afganistanit.
XS
SM
MD
LG