Ndërlidhjet

UASHINGTON/LONDËR


“Afër Mazar-i-Sharifit në Afganistan janë plagosur pesë veta të personelit ushtarak amerikan, nga një bombë e hedhur nga aviacioni amerikan, që nuk kishte goditur cakun”, - njofton departamenti i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara dhe thotë se të plagosurit nuk janë në rrezik jete.
Sekretari britanik i Mbrojtjes, Geoff Hoon, ka thënë në parlament se vetëm një numër shumë i vogël ushtarësh britanikë janë plagosur në Afganistan.
Sekretari Hoon ka thënë se ushtarët britanikë kanë qenë aktivë në terren për ca kohë, të angazhuar në një spektër detyrash operative në pjesë të ndryshme të Afganistanit.
XS
SM
MD
LG