Ndërlidhjet

AMAN


Lideri palestinez, Yasser Arafat, kishte bisedime në Aman me kryeministrin e Jordanisë duke përfundur turneun e shpejtë rajonal, para vizitës së dy mediatorëve të Shteteve të Bashkuara, Antohony Ziini dhe William Barns, në Lindje të Afërt.
Kryeministri i Jordanisë, Abul-Ragheb, ka thënë se Izraeli është angazhuar në, siç i ka quajtur ai, “aksione të përsëritura agresive”, gjatë dhunës së përtërirë të kësaj jave.
Arafat kishte bisedime më parë në Riad me princin Abdullah bin Abdul Aziz dhe të dy bënë thirrje për vendosjen e menjëhershme të vëzhguesve ndërkombëtarë në territoret e okupuara, me qëllim që të mbrojnë palestinezët.
XS
SM
MD
LG