Ndërlidhjet

UASHINGTON


Komisioni i cili zyrtarisht përcakton gjendjen e ekonomisë së Shteteve të Bashkuara kumtoi atë që amerikanët tashmë e dinë - se Shtetet e Bashkuara ndodhen në recesion.
Byroja Kombëtare për Hulumtime Ekonomike thotë se ekspansioni që Amerika gëzoi për më shumë se dhjetë vite përfundoi në mars dhe se recesioni kishte filluar në ate kohë.
Presidenti George Bush ka thënë se qeveria do të bëjë gjith ç’është e mundur që të mëkëmbë ekonominë. Ky është recesioni i dhjetë që ka përjetuar ekonomia amerikane që nga përfundimi i luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG