Ndërlidhjet

KAMPI BONSTILL


Kontigjenti amerikan i KFOR-it raporton se “Forcat Europiane të Shteteve të Bashkuara, do të zhvillojnë operacione në Kosovë nga data 28 nëntor deri 15 dhjetor të këtij viti”.
Manovrat parashohin patrullime dhe stërvitje të përbashkëta të ushtarëve amerikanë me njësitet italiane dhe gjermane të KFOR-it si dhe fluturime vëzhguese të aviacionit, në kuadër të operacionit me emrin e koduar “Ruajtësit e Shpejtë III”.
“Shtetet e Bashkuara dhe NATO demonstrojnë me këtë mënyrë, angazhimin e tyre për ruajtjen e paqes në rajon” – nënvizohet midis të tjerash në kumtesë.
XS
SM
MD
LG