Ndërlidhjet

BON


Në ditën e parë të punimeve të konferencës ndërkombëtare për të ardhmen e Aganistanit, të 50 delegatët afganas, diskutuan rreth rolit të luajtur nga ish-qeveria vendore, e bashkuar tani me forcat anti-talibane të Aleancës Veriore. I dërguari special i Kombeve të Bashkuara për Afganistanin, Lakdar Brahimi, u bëri thirrje udhëheqësve të Aleancës Veriore, të hedhin vështrimin kah një qeveri të ardhshme përfaqësuese dhe jo kah marrja e pushtetit. Lideri i Aleancës Veriore, Janus Kanuni, tha se forca që ai përfaqëson, nuk dëshiron të monopolizoje pushtetin, por do të vazhdojë të punojë për një qeveri me bazë të gjerë, e cila të shprehë vullnetin e gjithë popullit afganas.
XS
SM
MD
LG