Ndërlidhjet

SHKUP


Kryeministri maqedonas, Lubco Georgievski, mori sot edhe portofolin e Ministrisë së Jashtme, pas dorëheqjes së titullares së këtij dikasteri, Ilinka Mitreva. Zëdhënësi i qeverisë, Gjorgji Trëndafillov, tha se Georgievski do ta mbajë këtë post deri në zgjedhje. Po ashtu Trëndafillov kumtoi se, pas dorëheqjes së Vllado Buckovskit, detyrën e ministrit të mbrojtjes do ta kryejë, Zoran Kërstevski.
XS
SM
MD
LG