Ndërlidhjet

JERUZALEM


Palestinezë të armatosur kanë qëlluar pasdite mbi një makinë në ecje, duke lënë të vdekur një grua dhe plagosur rëndë dy izraelitë të tjerë.
Më herët gjatë ditës, policia izraelite vrau dy palestinezë të armatosur, kur këta hapën zjarr mbi një grup njerzish, në një stacion autobusësh, duke vrarë dy dhe plagosur të paktën 13 civilë. Zëdhënësi i qeverisë izraelite, e quajti incidentin, “një akt terrorist” dhe akuzoi liderin palestinez, Jaser Arafat, se jo vetëm që s’ka bërë asgjë për të parandaluar të tilla veprime, por përkundrazi, i ka inkurajuar ato.
XS
SM
MD
LG