Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ministri i Brendshëm jugosllav, Zoran Zhivkoviq ka thënë se Ratko Mlladiq, më sa e di ai, nuk ndodhet nën mbrojtjen e armatës jugosllave, duke demantuar akuzat e kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte.
Kryeprokurorja Del Ponte tha dje në Këshillin e Sigurimit se komandanti i serbëve të Bosnjës gjatë luftës po mbrohet nga armata jugosllave. Ratko Mladiq është akuzuar për krime lufte para gjashtë vitesh.
XS
SM
MD
LG