Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan ka bërë thirrje për një qeveri afgane me mbështetje të gjërë që do të ishte partnere me bashkësinë ndërkombëtare.
Kofi Anan ka folur në Shtëpinë e Bardhë ku takoi presidentin e Shteteve të Bashkuara, George Bush që të diskutojnë situatën në Afganistan.
Në planin humanitar, Kofi Anan ka thënë se Kombet e Bashkuara besojnë se kanë mjaft ushqim në disponim që të mbajnë me bukë afganët nevojtarë. Ai ka përkujtuar se Shtetet e Bashkuara luajnë rolin më të madh në përpjekjet humanitare në Afganistan.
George Bush ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të bëjnë gjithë që munden që të vazhdojnë me ofrimin e mbështetjes humanitare për popullin afgan.
XS
SM
MD
LG