Ndërlidhjet

KANDAHAR


Raportohet se Talibanët kanë varur një person në qendër të Kandaharit, për të cilin thanë se është spiun amerikan. Ndërkaq, aeroplanë të Shteteve të Bashkuara, kanë bombarduar forcat talibane rreth qytetit si dhe kanë furnizuar me më shumë pajisje, bazën e marinsave në jug të Kandaharit.
Abdyl Xhabar, udhëheqës fisnor opozitar, tha se aviacioni amerikan ka bombarduar pozicionet e talibanëve në afërsi të aeroportit të Kandaharit.
Kjo ndodhi pasi forcat talibane përdorën raketat tokë-tokë, për të qëlluar mbi udhëheqësit afganas pro-amerikanë, të cilët po kërkonin ndihmë përmes radio-marrësve.
XS
SM
MD
LG