Ndërlidhjet

SHKUP


Kryeministri i Maqedonisë, Lubce Georgievski lajmëroi pasdite formimin e qeverisë së re, në të cilën kanë konfirmuar pjesëmarrjen, dy partitë kryesore shqiptare, ajo e Prosperitetit Demokratik e Ymer Ymerit dhe Partia Demokratike Shqiptare e Arbër Xhaferrit.
Sipas njoftimeve të para, në kabinetin shtatë të Georgievskit, posti i zëvendës-kryeministrit i jepet një gruaje, Dosta Dimovskës, nga VMRO DPMNE-ja.
Domosdoshmëria e ristrukturimit të qeverisë u shtrua pas dorëheqjeve të titullarëve të lartë të Social Demokratëve.
Pritet që ndryshimet e fundit, t’i miratojë nesër edhe parlamenti vendor.
XS
SM
MD
LG